Shiten 2,1 milionë PS4

Pasi e arriti shifrën rekorde prej një milion PlayStation 4 të shitur për një ditë, në ditën e lansimit të tij, Sony ka njoftuar se shitjet totale deri më 1 dhjetor të PS4 ishin 2,1 milionë, që nga dalja e tij në shitje. Kjo shifër është arritur pasi ky ‘aparat’ u shit në 32 vende…

Auto & Tek

04/12/2013 06:00

Pasi e arriti shifrën rekorde prej një milion PlayStation 4 të shitur për një ditë, në ditën e lansimit të tij, Sony ka njoftuar se shitjet totale deri më 1 dhjetor të PS4 ishin 2,1 milionë, që nga dalja e tij në shitje.

Kjo shifër është arritur pasi ky ‘aparat’ u shit në 32 vende të botës, dhe sipas ‘The Verge’, 700,000 copë janë shitur për vetëm dy ditë në Evropë dhe Australi.

Falë këtyre shifrave të jashtëzakonshme, Sony është duke e lënë prapa Microsoftin dhe produktin e tij Xbox One, i cili kishte shitur një milion në ditën e lansimit të tij (në 13 pika të shitjes).

Por, mediat e huaja shkruajnë se as Microsoftit nuk po i shkojnë punët keq, pasi edhe gjiganti amerikan i teknologjisë, qëndron mirë me shitjen e Xbox One.