Shiringa dhe gjilpëra buzë Shtëpisë së Shëndetit në Dardani (Video)

Buzë Shtëpisë së Shëndetit në Dardani, shihen gjilpëra dhe shiringa. Ato janë jashtë qeses dhe dukën të përdorura, e që mund të paraqesin rrezik për fëmijët dhe kalimtarët që përdorin atë pjesë të rrugës.

Lajme

19/04/2018 19:08

Oborri i kësaj QMF-je është i çrregulluar dhe të gjitha qoshet i ka të mbushura me mbeturina. Ndërsa, kjo nuk është hera e parë që në të njëjtin vend shihen shiringa të hedhura.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi dhe një video të cilat tregojnë papastërtinë dhe shiringat. /Lajmi.net/

 

YouTube player