Shikoni si reagon gorilla kur i sheh imazhet e gorillave tjera në telefon |VIDEO|

Një video e cila është publikuar në YouTube në datën 6 shtator të këtij viti, parqet një gorillë se si ajo ishte habitur kur kishte shikuar disa imazhe në telefonin e një vizitori, i cili kishte ardhur kopshtin zoologjik.

Fun

16/09/2015 17:35

Gorilla ‘Jelani’ e cila jeton në kopshtin zoologjik të Louisville në SHBA, duket se kishte treguar një interes shumë të madh kur një vizitor i kopshtit kishte filluar t’i tregonte asaj disa imazhe të gorillave të tjera, imazhe që ai i kishte në telefonin e tij. Fytyra e befasuar e Jelani’t shfaqet mes telefonit dhe njeriut, sikur ai donte t’i thoshte që të vazhdonte ndërrimin e imazheve.

Gorillat e tokave të ulëta perëndimore të cilat sipas organizatave për mbrojtjen e kafshëve, konsiderohen si shumë të rrezikuara ndaj zhdukjes – janë të vendosura në një hapësirë prej 1600 metër katrorë në strehimoren e gorillave, dhe një ekip shumë i përkushtuar kujdeset ndaj tyre. /lajmi.net

YouTube player