Shikoni si përballet 7 vjeçari me plaçkitësit në një dyqan (Video)

Një departament i policisë në Maryland ka publikuar disa pamje të kamerave të sigurisë ku shihen disa plaqkitës duke hyrë me dhunë e të armatosur në një dyqan dhe një djalosh 7 vjeçar që mundohet të përballet fizikisht me njërin nga ata.

Fun

28/05/2016 00:39

Plaçkitja kishte ndodhur me datën 20 maj dhe policia ka bërë tani publike pamjet, përcjell lajmi.net

Në video shihet edhe momenti kur plaçkitësit marrin atë për çfarë kishin hyrë në dyqan dhe largohen.

Një prej grabitësve u takua me djaloshin 7 vjeçar i cili nuk hezitoi fare t’a sulmonte një njeri shumë herë më të madh e madje të armatosur.

Ai e tërheq djaloshin ndërsa dy plaçkitësit e tjerë vodhen paratë dhe disa gjëra tjera e u larguan, ndërsa gjatë incidentit askush nuk ka mbetur i plagosur.

Policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit, por ajo që këtë incident e bën interesant është djaloshi trim./lajmi.net

YouTube player