Shikoni si i motivoi Ronaldo lojtarët e Real Madridit para ndeshjes me Bayernin

Portugezi njihet për motivimin e tij të madh dhe për këshillat ndaj bashkëlojtarëve para sfidave të mëdha.

Sport

27/04/2018 22:46

Para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit, kur ekipi po kryente ngrohjen në fushë, Portugezi vazhdimisht fliste për bashkëlojtarët duke treguar edhe njëherë se është unik.

Ky motivim i Ronaldos duket se ndikoi te skuadra e Real Madridit, e cila që nga rezultati 0-1, arriti të përmbysë rezultatin në 2:1, për të arritur një fitore të rëndësishme që e afron edhe më afër finales.

”Deri në fund, deri në fund. Do të vuajmë për fitore, eh. Shkojmë të luajmë mirë, shkojmë të luajmë mirë, pa marrë parasysh se cfarë ndodhë ne vazhdojmë të njejtën.”, u kishte thënë Ronaldo bashkëlojtarëve.

YouTube player