Shikoni si duket sot kjo 23 vjeçare që humbi 90 kg (FOTO)

Një grua që dikur peshonte mbi 153 kilogramë, ka arritur në mënyrë të habitshme të transformoj trupin e saj, pasi ka hequr dorë nga hamburgerët dhe ushqimet e tjera të shpejta që i ka ndihmuar të humb 90 kilogramë.

Lifestyle

07/07/2016 12:10

Lyndsey Hoover 23-vjeçe nga Teksasi, tani mund të vesh pothuajse cilindo fustan që e dëshiron, por para pesë viteve në ditën e dasmës ajo mezi kishte arritur të “futet” në fustanin e nusërisë, transmeton Telegrafi.

Por nëna e një fëmije falë një diete strikte, ka arritur që brenda një dite të anashkaloj 4.000 kaloritë që dikur i konsumonte, dhe që i pamundësonin të lidhet me rripin e sigurisë në aeroplan.

Por pasi vendosi të shpenzoj mbi 15.500 dollarë në operacione, ajo arriti të transformoj trupin e saj në mënyrë të habitshme.

Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në lukth, që i ka mundësuar asaj të pranoj sa më pak ushqim, dhe pa u menduar dy herë kreu disa operacione tjera për të hequr lëkurën e tepërt që i kishte mbetur nga mbipesha.

6

10

8

7

5

4

2