Shikoni shtëpinë e re të Schumacher, shtëpi ëndrrash  (FOTO)

Ish kampioni i Formula 1 Michael Schumacher do të zhvendoset në Mallorca.

Sport

16/08/2018 18:41

Schumacher ka përvetësuar një mega-rezidencë. Ajo besohet ti ketë kushtuar rreth 27 milion euro. Pronën e bleu bashkëshortja e Schumit.

Politikani Rouar, i cili u bë kryebashkiaku i Andratx në qershor, ka deklaruar për L’Illustre: “Unë mund të konfirmoj zyrtarisht se Michael Schumacher do të vijë në komunën tonë dhe se gjithçka po përgatitet ta mirëpresë atë”.

Schumi ka kaluar kohë të vështira vitin e fundit pas aksidentit i cili e mbajti në koma për një kohë të gjatë./Lajmi.net./