Shikoni se si polici tërheq zvarrë një vajzë e cila refuzoi të dilte nga klasa (Video)

Një video shokuese është shfaqur në internet, në të cilën shihet se si një polic i shkollës sulmon një nxënëse në prani të nxënësve tjerë, të cilët sipas videos kishin mbetur të shokuar me veprimet e tij, shkruan Mirror.

Fun

27/10/2015 09:38

E gjithë kjo ngjarje është regjistruar me telefon mobil nga një nxënës, i cili ishte në klasë kur orvatja filloi, pasi vajza refuzoi të largohet nga klasa e një shkolle në Karolinën e Jugut, transmeton lajmi.net.

Vajza 2Ben Fields është emri i burrit i cili është identifikuar si polic i shkollës “Spring Valley” në Colombia të Shteteve të Bashkuara, ku shihet duke iu afruar vajzës të cilës i kërkon të qohet nga karrigia.

Vajza 3Në gjysmë të videos dëgjohet polici duke i thënë vajzës, “ose do vish me hatër me mua ose do të detyrojë me dhunë të ngritësh në këmbë”.

Ende nuk dihen shkaqet e dhunës së shkaktuar, por në policinë e Colombias kanë bërë të ditur se policit Fields i është ndërruar vendi i punës deri në përfundimin e hetimeve. (lajmi.net)

YouTube player