Shikoni se si luftanija ruse për pak sa nuk e fundosë veten (Video)

Dita e marinës ruse është kremtuar dje në bazat e saj në flotën e katërt ruse. Dhe gjithçka kishte shkuar për mrekulli përveç se në Sevanstopol, ku lansimi i një rakete nga anija luftarake “Ladni” për pak sa nuk goditi anijen nga ku edhe ishte lansuar, shkruan 9news.

Fun

27/07/2015 16:43

Gjatë simulimit të situatave të luftës, anijet e flotës së Detit të Zi kanë shtënë me armë në drejtim të caqeve të tyre. Megjithatë, në një pikë luftanija “Ladna” kishte lansuar një raketë e cila nuk fluturoi siç edhe ishte planifikuar, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas lansimit, raketa humbi kontrollin dhe filloi të sillet në drejtim të anijes, por fatmirësisht pas disa sekondave ajo përfundoi në det jo shumë metra larg anijes. (lajmi.net)

YouTube player