Shikoni se si dy polic ballafaqohen me huliganin që i sulmon me thikë (Foto/Video)

Një moment shokues është regjistruar nga kamerat e sigurisë së policisë të cilat i bartin në jelekët antiplumb për të dëshmuar se kush në të vërtetë ishte fajtori, shkruan “Daily Mail”.

Fun

30/07/2015 11:58

Policët Alex Prentice dhe Debbie Wishart ishin telefonuar nga banorët e një lagjeje në Northamptonshire, pasi po terrorizoheshin nga një burrë i cili po i kërcënonte me një thikë, transmeton lajmi.net.

anglezi 3Dhe posa dolën në vendin e ngjarjes i njëjti fat i priti edhe ata, por ky fakt nuk i frikësoi ata të ballafaqohen me sulmuesin e identifikuar si Lee Vicker, i cili po mbante një duar një thikë kuzhine.

anglezi 4Ata për disa sekonda u munduan ta bindin që ta lëshojë thikën dhe të dorëzohet, por ky paralajmërim atij nuk i bëri fare përshtypje madje ai u sulmoi, me ç’rast detyroi patrullën policore të intervenojnë duke e spërkatur me sprej dhe më pas duke e prangosur.

anglezi 2Por përpjekjet e policisë nuk kanë shkuar huq, pasi ata janë dekoruar për trimërinë e shfaqur gjatë aksionit.

YouTube player