Shikoni se si djali e ngushëllon motrën e tij, pasi ajo nuk mund të gjuajë topin aty ku duhet

Një vëlla i madh mund të shihet në një klip të sapo lëshuar që e ngushëllon motrën e tij të mërzitur pasi ajo nuk arrin të shënojë në basket - përpara se ta ndihmojë shpejt të arrijë qëllimin e saj.

Fun

18/10/2018 09:22

Nëna e Sarahanne Mora, nga Elk Grove, California , mori guximin për të ndarë një video të bukur të djalit dhe vajzës së saj duke luajtur.

Në klipin e shkurtër, i cili tani ka shkuar viral, vajza e Mora përpiqet të shënojë, duke u ngritur në majë të gishtave të saj dhe duke u përpjekur aq vështirë sa mundet për të arritur në pjesën e basketit, transmeton lajmi.net.


 


Sidoqoftë, për fatkeqësinë e vajzës së vogël, kur ajo gjuan në basket, topi përfundon duke rënë përsëri në tokë.

Vajza shpejt shpërthen në lot, e mërzitur qartë nga fakti se ajo nuk arriti të shënonte aty ku ajo donte.

Vëllai i saj më i madh, megjithatë, menjëherë vëren se sa e mërzitur është ajo dhe vjen menjërher reagimi i tij.

Ai fillon duke e përqafuar dhe duke e puthur atë në një orvatje për të ngushëlluar atë, por vajza e pakujdesshme vazhdon të qajë.

Në këtë pikë, vëllai i madh shfrytëzon mundësinë për të ndarë disa fjalë të mençurisë me motrën e tij më të vogël.

Në një moment të fuqishëm, ai i thotë asaj: ‘Është OK, je e fortë!’
 
Megjithatë, ai nuk ndalet, ai kap motrën e tij dhe e nre atë lart në mënyrë që ajo t’a ketë më të lehtë që të gjuaj topin aty ku ajo dëshiron. /Lajmi.net/