Shikoni se çfarë ndodhë vetëm 20 minuta pasi ta lini duhanin

Pirja e duhanit është një varësi e cila programohet në vetëdijen tonë.

Lifestyle

06/10/2015 16:23

Në kohërat e lashta, duhani është sugjeruar edhe nga doktorët sepse thuhej se të jepte më shumë qëndrueshmëri.

Njerëzit që pinë duhan, bëhen aq të varur ndaj tij saqë rrallë kush mund ta lë më pas, transmeton lajmi.net.

Duhani si shkaktues i kancerit në mushkëri, për qëllim e ka që të “fusë brenda dhe të të mbaj aty”. Ju duhet të keni një sistem shumë të fort, por edhe një plan të mirë që ta lini duhanin.

Shikoni se çfarë ndodhë kur ju e lini duhanin:

20 Minuta
Rrahjet e zemrës do të kthehen në normale, njëjtë edhe shtypja juaj e gjakut.

Ju do të ndjeheni pak më të fuqishëm, e sidomos në këmbët dhe duart tuaja.

Organizmi juaj do të fillojë ngadalë që ta pastrojë veten nga nikotina, që mund të bëjë që ju të dëshironi edhe një cigare tjetër, por përpiquni që të jeni këmbëngulës.

8 orë
quit-smoking-1Ju thithni monoksid karboni gjatë kohës kur duhani është duke u djegur dhe ajo substancë shkakton probleme në qelizat tuaja të gjakut.

Ajo e ndalon oksigjenin të rrjedhë lirshëm në qelizat tuaja si dhe shkakton sëmundje të tmerrshme kardiovaskulare.

Ju atë nivel të monoksidit të karbonit mund ta përgjysmoni duke mos pirë duhan vetëm 8 orë.

Niveli juaj i oksigjenit do të kthehet në normal po ashtu edhe gjasat për sulm në zemër do të zvogëlohen.

48 orë

smoking-woman-wallpaper-photography-wallpapers-girl-smoking-wallpaper-without-any-clothes-dress-hd-download-hot-pakistani-cute-punjabi-desi

Nëse jeni duhan pirës, ju me gjasë jeni më pak ndjeshëm ndaj erërave dhe shijeve.

Por fatmirësisht, nëse ju nuk e dhezni cigaren për 48 orë, ju do ti rifitoni ato ndjesi, pasi që qelizat tuaja do të ri-funksionalizohen.

Ju nuk do të keni më nevojë ta bëni ushqimi më të djegëst vetëm për ta shijuar atë. Veç kësaj, nikotina do të largohet komplet ngat rupi juaj.

Kjo substancë është ajo që e bën varësinë tuaj të dëshiroj edhe një cigare dhe ju bën të keni marramendje.

Mos ju dorëzoni kësaj dëshire për ta ndezur edhe një cigare. Kjo gjë vetëm sa do të bëhet më mirë e më mirë.

72 orë

stop_smokingSistemi i frymëmarrjes suaj do të kthehet në normal dhe ju do ta keni më të lehtë të merrni frymë.

Pas 72 orëve që ju nuk keni pirë duhan, mushkëritë tuaja do të përmisohen duke ju lejuar ju që të merrni frymë më thellë dhe më lehtë.

2 javë

Benefits-of-Quitting-Smoking

Kollitja juaj do të zvogëlohet në mënyrë drastike, por kjo varet në atë se sa gjatë keni pirë duhan.

Përderisa mushkëritë e pastrojnë veten e tyre ngadalë, ato largojnë të gjithë nikotinën dhe toksina tjera.

Si rezultat i kësaj, ju mund të jeni fizikisht më aktiv dhe mund ti bëni të gjitha ushtrimet kardio pa pasur probleme me frymëmarrje.

3 deri në 9 muaj 

Lëkura juaj do ta rifitojë atë shkëlqimin e vet si dhe vitalitetin.

Ju do të ndiheni si dikur më i butë pasi që qarkullimi i gjakut do të rritet kur nikotina largohet nga trupi juaj.

Qarkullimi më i pakët bën që lëkura juaj të jetë më e thatë, më e verdhë etj.

Lëkura juaj do ta rikthej elasticitetin e saj dhe do të prodhoj më shumë kolagjen e që ndikon që ju të keni rrudha shumë më vonë.

1 deri në 5 vite

why-you-cant-quit-smoking

Ju do ta përgjysmoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Shenjat të cilat të bënë të dukesh si duhan pirës do të zhduken pas një deri në 5 vite që e keni lënë cigaren.

Kjo do të thotë që gishtat e verdhë dhe dhëmbët e verdhë do të largohen pasi që qarkullimi juaj i gjakut do të jetë më stabil.

Ju gjithashtu do ta ulni rrezikun e kancerit etj.

10 deri në 15 vite

Dëshira për të ndezur një cigare më në fund të do të zhduket komplet.

Është një ndryshim i jetës dhe ju do të përfitoni shumë.

Pas 15 viteve që ju do ta lini cigaren, gjasat tuaja për sëmundje të zemrës apo për kancer në mushkëri do të jenë ekuivalente me ato të një njeriu që nuk ka pirë kurrë.

Të gjitha pasojat shëndetësore që vinë si pasojë e pirjes së duhanit nuk do të ekzistojnë më, dhe ju do të jetoni një jetë më të shëndetshme dhe do të keni një jetë më të gjatë.

Paçi fat në këtë mision! (Lajmi.net)