Shikoni reagimet e LeBron James dhe yjeve të tjerë të NBA pas pensionimit të Ginobilli

Më herët gjatë kësaj jave, Manu Ginobilli ka bërë të ditur se do të pensionohet pas 16 sezoneve në NBA.

Sport

28/08/2018 16:52

Ginobilli është katër herë kampion me skuadrën e San Antonio, dy herë All-Star dhe ka të fituar një medalje olimpike me Argjentinën.

Manu ka pasur impakt të madh në NBA gjatë karrierës së tij dhe yjet e legjendat e ligës kanë treguar respekt të madh për të.

Këto janë disa nga reagimet e lojtarëve të ligës.

LeBron James : Përgëzime për një karrierë të mrekullueshme vëlla. Ishte kënaqësi të përballem me ty gjatë viteve.

Chris Paul: Faleminderit që ishe pjesë e kompeticionit. Ishe shembull për gjeneratat e reja.

Steph Curry: Të lumtë për karrierën e mrekullueshme. Ti tregove se si luhet basketbolli me pasion dhe qejf. Inspirim për shumë njerëz.

Lojtarë si Manu Ginobilli janë të rrallë ndër vite. /Lajmi.net/