Shikoni malltretimin që ia shkaktoi Real Madridi, Cristiano Ronaldos

Një kthesë tjetër në një rast tashmë të komplikuar të akuzave për përdhunim në lidhje me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

10/10/2018 14:18

Gazeta portugeze “Correio da Manha”, solli informacione të reja në  lidhje me këtë çështje pas thashethemeve të panumërta qarkullimi.

Sipas gazetës, Cristiano Ronaldo nënshkroi marrëveshjen me Kathryn Mayorga në 2010, duke u zotuar të paguante kompensim për gruan, nën presionin e Real Madridit.

Burimi gjithashtu zbulon se Ronaldo ka zgjedhur të mos mbështetet në David Chesnoff si avokati i tij, por është kthyer te Peter Christiansen, një tjetër kriminalist në Las Vegas, vendi ku ndodhi përdhunimi i supozuar, përcjell “lajmi.net”.

Correiovazhdon se avokatët e Ronaldos synojnë të çmontojnë pikën e ndjekjes penale dhe gjithashtu ta sjellin Real Madridin në lojë. Krimi i supozuar ndodhi kur Ronaldo sapo kishte kaluar në  Los Blancos  dhe klubi kishte frikë për imazhin e tij.

Për këto arsye, në muajt pas pushimit veror, klubi dhe avokatët e lojtarit vendosën së bashku strategjinë më të mirë për të trajtuar rastin. Deri në nënshkrimin e marrëveshjes në janar 2010, nënshkruar nga Ronaldo kundër vullnetit të tij, sepse ai gjithmonë e kishte deklaruar veten të pafajshëm. /Lajmi.net/