Shikoni lëndimet e tmerrshme që ia shkaktoi McGregor kushëririt të Khabibit

Abubakar Nurmagomedov, kushëriri i Khabib Nurmagomedov ka zbuluar se çfarë i ka bërë Conor McGregori.

Sport

08/10/2018 09:09

Anëtari i stafit të boksierit që për më shumë është kushëriri i tij, ka zbuluar lëndimet që ia ka shkaktuar boksieri irlandez.

Ai e ka pranuar se e ka sharë McGregorin duke e quajtur atë ‘bir k**ve’, përcjell “lajmi.net”.

“Po, unë kam hyrë në ring për t’i qetësuar gjakrat, por në një moment ai më ka goditur në fytyrë, siç mund edhe ta shikoni”, ka thënë Abubakar Nurmagomedov.

“E quajta atë një bir k**ve, pasi më goditi në fytyrë, por që edhe unë ia ktheva poashtu”, ka thënë më tej kushëriri i Khabib. /Lajmi.net/