Shikoni kush është kthyer te Man Utd

Giuseppe Rossi është rikthyer te Manchester United duke u stërvitur në Carrington, në rrugën për rikuperim nga lëndimi i fundit.

Sport

17/01/2019 15:26

31 vjeçari i cili është lojtar i lirë, është ftuar në qendrën stërvitore të Manchester United për t’u riaftësuar pas shumë probleme me lëndimet.

Ish sulmuesi i disa skuadrave, i cili së fundi është shfaqur edhe si një objektiv për Tottenham Hotspur, këtë mundësi e ka shfrytëzuar për t’u takuar me ish trajnerin e tij, Sir Alex Ferguson.

“Kam ngrënë mëngjes me të në Carrington një ditë tjetër”, tha Rossi për njeriun që beson se është trajneri më i mirë që ka jetuar ndonjëherë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne kemi folur e kemi folur dhe ai ende e kujton kohën tarifën e shitjes sime”.

Rossi gjatë kohës te Manchester United nuk kishte arritur asnjëherë të kishte ndikimin e tij, duke u huazuar te Newcastle United dhe Parma, para se të shitej përfundimisht te Villarreal në vitin 2007, tek e cila skuadër shënoi 54 gola në 136 paraqitje./Lajmi.net/