Shikoni klasin e Federer, a është kjo gjuajtja e vitit?

Roger Federer ka arritur që me sukses ta kalojë edhe rundin e teretë të garave në US Open.

Sport

02/09/2018 11:50

Zvicërani kishte për kundërshtar, Nick Kyrgios, kundërshtar ky mjaft i vështirë në letër, por jo edhe në fushë, për njërin nga më të mirët në historinë e këtij sporti.

Federer arriti që të fitojë 4-6, 1-6 dhe 5-7 në sete. Kjo fitore e dërgon zvicëranin në rrethin e katërt të garave.

Përveç fitorës së pastër, Federer bëri një gjuajtje spektakolare, gjuajtje kjo që edhe mund të shpallët si gjuajtja e vitit.

Gjithashtu, Federer tashmë regjistron 388 fitore në ndeshjet “Grand Slam”. Asnjë lojtarë tjetër nuk ka fituar mbi 300 ndeshje. Impresionuese nga zvicërani. /Lajmi.net/

 

Shikoni klasin e 37 vjeçarit ndaj Kyrgios:

https://www.facebook.com/ATPWorldTour/videos/1598135043625264/