Shikoni këtë foto dhe kuptoni se a jeni i stresuar

Stresi godet pa pardon, si të moshuarit ashtu edhe të rinjtë, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme që vrasin. Profesori japonez, Akioshi Kitaoka ka zbuluar një test të shpejt optik me ndihmën e të cilit pas një shikimi të shkurtër mund të konstatoni nëse jeni apo jë të stresuar.

Fun

08/05/2014 00:57

Profesori japonez thotë se njerëzit e qetë e të relaksuar në foto shohin rrathë statikë, derisa njerëzie  lodhur e të stresuar rrathët sillen.

Ky test optik i njohur me emërtimin “gjarpri rrotullues”, kurse sipas krijuesit të tij në qoftë se para syve tuaj sillen me shpejtësi të madhe, atëherë do të ishte mirë që në luftë kundër stresit të kërkoni ndihmën e mjekut.

Kitaoka (53) ka doktoruar n ë vitin 1991 me punimin në temën e iluzioneve optike dhe perceptimit vizual të formave gjeometrike, kontrasteve dhe ngjyrave në iluzionin e lëvizjeve dhe fenomeneve tjera vizuale.  

Këtij testi nuk duhet patjetër t’i besoni, sepse rezultatet nuk janë edhe aq ekzakte, por nëse vërtetë e ndieni që stresi po ju vështirëson shëndetin tuaj fizik e psikik, atëherë përpiquni të gjeni një zgjidhje.