I burgosuri i këshillon të rinjtë përmes pasqyrës në toalet (Video)

Ky është Kris Caudilla një 26 vjeçar, i cili para disa vitesh përplasi me veturën e tij një zyrtarë të policisë.

Fun

13/05/2016 13:08

Pas vrasjes së tij, ai u akuzua për vrasje dhe tani vuan ende plot 15 vjet burg, transmeton lajmi.net.

Për tu argëtuar me shokë, ai vendosi të dalë me ta dhe shkoi në një klub nate për të pirë alkool, megjithatë kurrë nuk e kishte menduar se pas asaj nate do të shkonte në burg.

Ai piu birra dhe pije tjera alkoolike, më pas hypi në veturën e tij për tu kthyer në shtëpi, por rrugës nga marramendja që i shkaktoi alkooli, ai goditi policin.

Që atëherë, atij nuk i kalon ditë pa menduar për personin që pa qëllim i morri jetën, për familjen e tij dhe fëmijët që i la pa baba.

I penduar për gabimin e bërë, ai sot këshillon të rinjtë të mos bëjnë gabimin që ai ka bërë.

Në Florida, në një lokal ku shumë të rinj shkojnë për tu argëtuar e për të pirë pije alkoolike, është vendosur një kamerë prapa pasqyrave, që lidh drejtpërdrejtë, banjën e lokalit me burg.

Kur njerëzit futen në banjë, në pasqyre shfaqet Caudilla nga burgu dhe fillon të flasë me ta. Ai iu tregon historinë e tij trishtuese, që njëjtë sikur ata kishte shkuar për argëtim por përfundoi në burg./lajmi.net

YouTube player