Shikoni çfarë veture i bleu gruas kryeministri britanik (Foto)

Kryeministri britanik, David Cameron i ka blerë bashkëshortes së tij një makinë të përdorur, Nissan Micra blu të vitit 2004, me një vlerë prej 1500 sterlinash. Lajmi është bërë i ditur nga shitësi i makinave, Iain Harris, i cili tha se mbeti i befasuar nga zgjedhja që bëri kryeministri.

Fun

23/05/2016 13:45

“Ishte surreale. Mora një telefonatë ku më thuhej se kryeministri do vinte për të parë një prej makinave tona. Mendova se ishte ndonjë shok që po tallej. Nuk u besoja syve kur erdhi. Kaloi gjysmë ore duke e parë makinën. Ai tha se duhej të ishte diçka e bërë në Britani. U talla duke i thënë se nuk do donte një makinë të kuqe”- tha Iain Harris.

2