Shikoni çfarë bën kjo femër për të mos u vonuar në punë (Video)

Bllokimi i trafikut është i padurueshëm kudo, jo vetëm në Kosovë. Kështu i ndodhi edhe një ruses së re, e cila ishte bllokuar në trafik derisa po nxitonte për në punë.

Fun

09/11/2015 16:17

Por me sa duket ajo e kishte planin B, dhe ishte përgatitur më parë nëse gjendet në një situatë të tillë ajo do të aplikonte një metodë interesante, transmeton lajmi.net.

Me të parë se nuk mund të lëvizë me veturë, ajo vendosi që të shkojë prapa veturës të hap bagazhin dhe të nxjerrë rrobat tjera që ishin më të përshtatshme për ngasje të biçikletës.

Dhe sapo i veshi, ajo nxori biçikletën dhe u nisë për në punë thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Por ajo çfarë i ka bërë më së shumti përshtypje vajzës nga Rusia, ishte duartrokitja e shumë të pranishmëve të cilët me sa duket e pëlqyen planin B të saj. (lajmi.net)

YouTube player