Shikojeni testimin e Shelby GT në rrugë (Video)

Shelby zbuloi kohët e fundit modelin e tij të vitit 2015 të emëruar si ‘Shelby GT’.

Auto & Tek

07/02/2015 19:54

Ky model është modifikuar si versioni i Ford Mustang GT, dhe do të jetë i gatshëm për t’u shitur gjatë kësaj vere.

Falë Beau Ackx ne kemi videon e parë të testimit të kësaj veture muskuloze madhështore. Vetura është e fuqizuar nga motori Stang 5.0 litërsh V8 i cili prodhon 627 kuaj-fuqi falë një supermbushësi të Ford dhe një sistemi thithës që bënë që kjo veturë të ketë një performancë të çmendur, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon: