Shikojeni se si Vetëvendosje e imiton partinë e Sheshelit, kur godasin bankat e Kuvendit të Kosovës

Nacionalistët serbë u përpoqën të pengojnë shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini kur ajo iu drejtua me një fjalim parlamentit në Beograd vitin e kaluar. Të njëjtën strategji me goditje tavolinash e përdori Vetëvendosje dje.

Lajme

17/03/2018 19:15

Të udhëhequr Vojislav Seselj,duke goditur tavolinat  deputetët serb thërrisnin: Serbia, Rusia, nuk kemi nevojë për Bashkimin Europian’.

YouTube player

Kjo pamje në Beograd ndodhi një vit më parë. Ngjashëm u përsërit në Prishtinë, ditën e djeshme, shkruan Express.

Deputetë të Vetëvendosjes në seancën e djeshme të Kuvendit kanë imituar veprimet e tilla. Derisa në foltoren e Kuvendit po fliste Ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha, deputetë të partisë së Albin Kurtit nisën të godisnin bankat e Kuvendit dhe të bërtasin duke i pamundësuar vazhdimin e fjalimit për shkak të zhurmës.

Hoxha po fliste për rastin e aktivistit Astrit Dehari.

Lajmi.net e sjellë videon e bërë dje në Kuvend nga deputetja Ganimete Musliu. Gjeni dallimet?!