Shikojeni se si një grup i të rinjve vjedhin një telefon në ‘mobile shop’ në Prishtinë (Video)

Jo rrallë herë ka raportime për vjedhje në dyqanet e Prishtinës.

Lajme

08/09/2017 14:30

Një lexues i lajmi.net ka dërguar një video nga një ‘mobile shop’ ku një grup i të rinjve kishin planifikuar vjedhjen e një telefoni.

Në video shihet sesi dy persona flasin me shitësin, ndërsa njëri duke shfrytëzuar habinë e shitësit e merr telefoni që ishte mbi tavolinë dhe e fut në xhep.

Ngjarja ka ndodhur në ‘mobile shop Lumi’ në lagjen Dardania në Prishtinë.

Për më shumë shikojeni videon.


Shikojeni se si një grup i të rinjve vjedhin… by lajmi-net