Shikojeni sa është rritur djali i Tunës dhe Patrisit

Djali i këngëtares nga Maqedonia, Tunës dhe Patris Berishës është rritur mjaft shumë.

ShowBiz

02/11/2018 14:19

Tiani është djali i vetëm i këngëtares, Altuna Sejdiu dhe i bateristit të njohur, Patris Berisha i cili është rritur dhe duket mjaft simpatik, shkruan lajmi.net

Ai mori vëmendje të madhe nga mediat rozë edhe para se të lindte, pasi të dy prindërit e tij gëzojnë famë të madhe.

Në imazhin e publikuar nga Patrisi, Tiani shfaqet si një sherr i vogël, që lirshëm mund të thuhet se është kopje e të atit.

Tuna dhe Patrisi u komentuan tejet shumë kohët e fundit pas deklaratave bombastike që u bënë nga Robert Berisha.

Sidoqoftë në intervistën e fundit dyshja dëshmuan dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. /Lajmi.net/