Shikojeni rënien e meteorëve live (Video)

Çdo vit në muajin gusht mesatarisht 100 meteorë në orë bien nga hapësira, por sonte qielli do të bëjë një shfaqje edhe më spektakolare.

Fun

12/08/2016 08:17

Parashikuesit e motit kanë treguar se këtë vit do të ketë dyfish më shumë rënie të meteorëve, sesa normalisht.

Sipas Bill Cooke, nga zyra e NASA-s, arsyeja pse këtë vit do të ketë më shumë meteorë është tërheqja e madhe gravitacionale nga gazi i Jupiterit.

Në Kosovë dhe Shqipëri ky fenomen qiellor nuk do të shihet, por ju mund ta shihni atë në Youtube brenda pak minutash.

Videon e transmetimit live të kësaj ngjarjeje e gjeni më poshtë.

YouTube player