Shikojeni ku ka shkuar Ventura pas dështimit me Italinë

Giampiero Ventura është parë në Zanzibar ku gjendet së bashku me gruan e tij, Luciana.

Sport

01/12/2017 07:23

Giampiero Ventura ka vendosur të pushojë pas dështimit me Kombëtaren Italiane për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Ish selektori i “Azzurrëve” është parë në Zanzibar ku gjendet së bashku me gruan e tij, Luciana, raporton e përditshmja italiane “Il Messaggero”.

Ventura ka zgjedhur diellin dhe detin për t’ju shmangur gazetarëve dhe pyetjeve për dështimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Por, telefoni mbetet i ndezur, në pritje të një thirrjeje të mundshme nga një ekip i ri. /Lajmi.net/