Shikojeni ku ka shkuar Pique pas ndeshjes kundër Shqipërisë (FOTO)

Gerard Pique është kthyer në Barcelonë pas fitores ndaj Shqipërisë.

Sport

07/10/2017 11:49

Gerard Pique kaloi një ndeshje të komplikuar në fitoren e Spanjës ndaj Shqipërisë me rezultat 3:0 në xhiron e parafundit të eliminatoreve për ‘Kampionatin botëror 2018’.

Mbrojtësi u vërshëllye gjatë kontakteve me topin pas mbështetjes së tij për pavarësimin e Katalonisë nga Spanja.

Andaj, pas takimit selektori i Spanjës, Julen Lopetegui ka vendosur që Pique të lirohet nga skuadra dhe të kthehet në Barcelonë, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Pique u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Shqipërisë duke bërë që të suspendohet për takimin e fundit ndaj Izraelit.

Tani, ai do të ketë kohë të pushojë dhe përgatitet për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës ndaj Atletico Madridit në Wanda Metropolitano më 14 tetor. /Lajmi.net/