Shikojeni ku ka shkuar Messi pas het-trikut ndaj Ekuadorit

Lionel Messi është kthyer në qytetin e Barcelonës.

Sport

12/10/2017 07:09

Lionel Messi është rikthyer në Barcelonë pas paraqitjes fantastike ndaj Ekuadorit në ndeshjen e xhiros së fundit në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Messi realizoi het-trik në fitoren 3:1 duke kualifikuar skuadrën e tij në garën e madhe në Rusi.

Por, pas paraqitjes heroike ai është rikthyer në qytetin e Barcelonës, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Messi i shoqëruar nga Javier Mascherano janë kthyer në qytetin katalan për t’ju bashkuar Barcelonës në përgatitje për ndeshjet e ardhshme në La Ligë. /Lajmi.net/