Shikojeni çfarë mund të bëjnë këta dy qenë së bashku (Video)

E dimë se qentë janë të mençur. Me trajnimet dhe trikat e tyre, ne kemi parë shumë video të mahnitshme të tyre në internet.

Fun

05/09/2015 12:15

Kjo video nuk është për të treguar se si qentë dinë të bëjnë gjëra qesharake apo trika, është për të treguar punën në ekip që qentë mund ta bëjnë.

Këta dy qenë të vegjël punuan shumë për ta nxjerrë një rrotë nga uji. Nuk e dimë nëse kjo video është pjesë e trajnimeve të tyre, apo dikush e incizoi këtë rastësisht – ose thjeshtë pronari i tyre vendosi të argëtohej për të parë nëse ata do të mund ta nxirrnin rrotën që aty – por, ata punuan shumë dhe e nxorën, transmeton Lajmi.net.

Puna në ekip që ata e bënë është e mahnitshme. Shikojeni videon: