Shikojeni çfarë kanë bërë tifozët e Interit për Shaqirin (FOTO)

Tifozët e Interit kanë publikuar një mesazh duke kërkuar qëndrimin në klub të mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri.

Merkato

14/07/2015 15:09

Tifozët e Interit kanë shpalosur një mesazh të qartë në lidhje me Xherdan Shaqirin.

Ata nuk dëshirojnë që klubi ta shesë yllin kosovar, gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

“Xherdan, qëndro me ne”, shkruan në transparentin e publikuar në stërvitjen e sotme të Interit.