Shikojeni çfarë i ka ndodhur Bonuccit pas bërrylit në fytyrë nga Toivonen

Leonardo Bonucci ka bërë të ditur se ka pësuar frakturë në hundë pas goditjes me bërryl në fytyrë nga Ola Toivonen.

Sport

11/11/2017 08:09

Leonardo Bonucci ka bërë të ditur se ka pësuar frakturë në hundë pas goditjes me bërryl në fytyrë nga Ola Toivonen në duelin mes Italisë dhe Suedisë në play-off për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

“E kam hundën e thyer nga goditja e Toivonen, ai duhej të përjashtohej me karton të kuq”, deklaroi Bonucci pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Megjithatë, duhet të shikojmë përpara, ndeshja përfundoi 1:0 për ata me një gol me fat”, u shpreh ai.

“Tani duhet t’i mbushim bateritë dhe ta dërgojmë Italinë në Botëror, por duhet të jemi më efikas para portës kundërshtare”, theksoi kapiteni i Milanit. /Lajmi.net/