Shihni çfarë ka krijuar ky profesor serb për t’u ngrohur (Foto)

Ndërkohë që dimri është në kulmin e tij në mbarë Europën, një profesor matematike në Serbi ka bërë një shpikje.

Fun

08/01/2016 14:50

Ai ka përdorur kanoçet e zbrazura të birrës për të krijuar një sistem ngrohje me energji diellore.

Darko Miliçevqç ka krijuar panelet diellore, që i kursejnë atij më shumë se 800 dollarë fatura për ngrohjen, çka është dy herë më shumë se rroga mesatare në Serbi.

Shpikja e tij i ka kushtuar 39-vjeçarit diçka më shumë se 80 dollarë.

Ai tha se ideja i erdhi pasi kishte pirë disa kanoçe nga birra e tij e preferuar.

“Ishte gallatë të shpikje diçka alternative,” tha ai.

Duke përdorur 44 kanoçe, mësuesi i matematikës në një gjimnaz, krijoi panelet prototip.

“I kam vendosur në murin jugor të shtëpisë. Rrezet e diellit ngrohin ajrin në kanoçe dhe ajri i ngrohtë ngjitet lart përmes tyre në shtëpi, duke nxehur hapësirën”.

2fe3897c00000578-3389024-eco-friendly-the-hot-air-coming-into-the-house-warming-the-water-a-5-1452239652415 2fe3898b00000578-3389024-cheap-the-panel-cost-50-but-he-doesn-t-include-the-price-of-the-a-7-1452239673208 2fe3897400000578-3389024-genius-darko-milicevic-realised-his-empty-beer-cans-could-save-h-a-1-1452239619941 2fe3897800000578-3389024-savings-the-39-year-old-replaced-the-copper-in-a-solar-panel-wit-a-2-1452239632579