Shihet në kamera krijesa e çuditshme gjysmë-njeri gjysmë-kafshë /Video

Një krijesë me një trup të gjysmë-njeriu gjysmë-kafshe është mjaft popullor në mitet.

Fun

03/05/2018 12:55

Por, në Argjentinë, një njeri ka kapur një figurë të ngjashme dhe askush nuk ka shpjeguar bindshëm se çfarë është.

Mediat lokale gjithashtu raportuan se krijesa e çuditshme ka vrarë tashmë dy qen.

Pasi që parakalimi i krijesës së çuditshme shkoi viral në mediat online, kanali i teorisë së komplotit ‘UFOmania’ gjithashtu ngarkoi një video në YouTube. Videoja ka marrë tashmë më shumë se 200,000 shikime që nga ngarkimi i saj dy ditë më parë.

“Forma e krijesës është e habitshme, pasi ajo nuk ka qenë e lidhur me ndonjë kafshë të njohur. Banorët e Totoras në provincën e Santa Fe raportojnë se një krijesë po endet nëpër rrugë dhe madje ka vrarë dy qen”, shkruan kanali i teorisë së konspiracionit në përshkrimin e videos.

Shumë njerëz madje filluan të dilnin me teori të ndryshme që shpjegonin origjinën e kësaj kafshe. Sebastian P, një përdorues në YouTube sugjeroi që kjo kafshë të ishte një ujk. Ai gjithashtu shtoi se krijesa do të jetë më shumë se 7 metra e gjatë nëse qëndron në këmbën e saj të pasme. /Lajmi.net/