Shifra të frikshme, në Shqipëri në 4 ditë 57 raste të dhunës në familje

Dhuna në familjet shqiptare është një fenomen që po njeh shifra të frikshme kohët e fundit.

Lajme

21/06/2018 20:07

Rasti më i rëndë ishte ai i së mërkurës në qytetin e Durrësit, ku një i ri plagosi me thikë nënën dhe babain.

Por vetëm gjatë së mërkurës, policia e shtetit raportoi 23 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin. Shumica e denoncimeve janë të grave që denoncojnë bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose bashkëjetuesit për dhunë fizike dhe psikologjike.

Por trendi në rritje vihet re edhe tek prindërit që denoncojnë fëmijët apo anasjelltas.

Nëse marrim shifrat e 4 ditëve të fundit, policia raporton 57 denoncime për dhunë në familje, ku nuk mungojnë edhe denoncimet për 3 nuse që kanë dhunuar vjehrrin ose vjehrrën, ndërsa në një rast kjo e fundit ka kallëzuar bashkëshorten e djalit për dhunë.

Në shumicën e rasteve policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa raste për specifike ka proceduar edhe me arrestim në flagrancë të dhunuesit./t.ch