Shifra dhe statistika, ja pse Barcelona nuk e ka shëtitje sfidën ndaj Chelsea

Gjashtë vite të gjata. Kjo është koha, që Barcelona ka dashur të presë për të mbyllur plagën sportive, të cilën Chelsea ia shkaktoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, sezoni 2011-2012.

Sport

19/02/2018 22:14

“El Niño”, Fernando Torres, shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 92-të, duke eliminuar katalanasit dhe duke katapultuar “Blues” drejt pushtimit të Ligës së Kampionëve për herë të parë. Edhe përplasja e radhës, Chelsea-Barcelona, që do të fillojë të martën, në “Stamford Bridge”, mund të vlerësohet nga shumë këndvështrime, por kurrë, si një shëtitje e Blaugrana-ve.

Klasifikimi i Premier League tregon një Chelsea, kampion aktual i garës, në vendin e katërt, me 19 pikë larg liderit, Manchester City të Pep Guardiolës. Pastaj, mos ngatërroni veten. Skuadra nga Londra është ende gjallë në “FA Cup”, ndërsa ra në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës, pas një derbi të ashpër kundër Arsenalit.

YouTube player

“Real Madrid Style”
Një situatë e Chelsea, që mund të ngjasojë pjesërisht me atë të Real Madridit në këtë sezon, që pavarësisht nga dështimet e tij në kampionat (La Liga) dhe Kupën e Mbretit, mbetet shumë i gjallë në Ligën e Kampionëve, sidomos pas dajakut në ndeshjen e parë ndaj PSG-së së Neymarit (3-1).
Tradicionalisht, Chelsea ka qenë një ekip, që ka luajtur një lojë mes spekulatives dhe të drejtpërdrejtës, shumë fizike, por i lejon “Blues” që të jenë shumë konkurrues me futboll të vogël. A është kjo e shëndoshë? Ndjesitë që kanë lënë duelet historike midis Chelsea dhe Barçës në fushë janë të vërtetuara nga statistikat: Në 12 ndeshje, janë regjistruar 5 barazime, 3 fitore të Blaugrana-ve dhe 4 fitore “blu”. Përveç ndeshjeve të fazës së grupit të sezonit 2006-2007 (2-2 në Barcelonë dhe 1-0 në Londër), pesë kualifikueset e tjera Chelsea-Barça janë regjistruar.

Gjysmëfinalet 1999-2000
Barça u takua me një lojtar të ri të Chelsea për elitën, që e rrahu në “Stamford Bridge” (3-1). Skuadra e Louis Van Gaal do të ishte e destinuar të luante një natë magjike në “Camp Nou”, për të kapërcyer me një “agresion” 5-1 në kohën shtesë, por duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

1/8 finale, 2004-2005
Rivaliteti ka lindur. Barça fitoi 2-1 në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë, por 4-2 i kthimit i dënoi me eliminim e Blaugrana-t. Frank Rijkaard dhe lojtarët e tij u ankuan për arbitrazhin e Collinës dhe Jose Mourinho zbuloi një armiqësi, pak a shumë artificiale, që do të mbahej më vonë gjatë kohës së tij në drejtimin e Real Madridit.

1/8 finale, 2005-2006
“Teatri i mirë” arrin. Mourinho e ngroh duelin tërësisht dhe e ktheu lëndinën e blertë të “Stamford Bridge” në një “zonë me rërë”. Por, edhe ngurtësia e ekipit të tij nuk e ndali Barçën. Në Londër u regjistrua rezultati 1-2, ndërsa në Barcelonë barazimi 1-1.

Gjysmëfinalet, 2008-2009
Barça goditi përsëri, këtë herë me “Iniestazo”. Mourinho filloi fushatën kundër arbitrit Tom Henning Ovrebo. Barazimi pa gola i ndeshjes së parë bëri që të parashikohej si viktimë në “Stamford Bridge” ekipi i Pep Guardiolës, aq më tepër pas golit të hershëm të Essien (9′). Drogba nuk arriti të shënojë kundër Victor Valdes dhe Barça tregoi se është gjallë në minutën e 90+3, kur “Don Andres Iniesta” shënoi golin e tij historik, që u dha të tijve mundësinë për të kaluar në finale.

YouTube player

Gjysmëfinale, 2011-2012
Chelsea, tashmë i përgatitur nga Roberto Di Matteo, pagoi me të njëjtën monedhë për Barçën dy sezone më vonë. Blaugrana-t, kampionët e kompeticionit, ranë 1-0 në ndeshjen e parë (goli i Drogba), pasi humbën raste të panumërta. Në rikthim, në “Camp Nou”, pritej dhe çdo gjë shkoi mirë, pas golit të Busquets (35′) dhe barazimit të Terry (37′), por Ramires shënoi në 45+1′ dhe Torres vulosi barazimin 2-2 në 90+2′. Kjo u mundësoi londinezëve kualifikimin në finalen e Championsit, të cilën ata do ta fitonin kundër Bayern. Messi kishte humbur një penallti.

Të mbijetuarit
Leo Messi, i cili ka luajtur tetë ndeshje kundër “Blues”, nuk ka arritur të shënojë ndaj Chelsea. Ai është një nga të mbijetuarit e ballafaqimit të fundit mes këtyre dy skuadrave, si Cahill, David Luiz, Pedro dhe Cesc, edhe pse dy të fundit kanë ndryshuar “kostum”. Gjithashtu, Piqué, Busquets dhe Iniesta. Barcelona arrin në ndeshjen kundër Chelsea me idenë e përmirësimit të të dhënave të saj të fundit në Europë, larg nga shtëpia, ku ajo ka humbur 3 nga 7 sfidat e Champions-it. Në sezonin 2016-2017, skuadra katalanase ra kundër Manchester City (3-1), PSG (4-0) dhe Juventus (3-0). Në sezonin 2017-2018, pavarësisht përfundimit si e para në grupin D, katalanasit mposhtën Sporting Portugal (0-1), ndërsa barazuan kundër Juventusit (0-0) dhe Olympiacos (0-0). Ky është, goli i vetëm larg shtëpisë.

Statistikat me skuadrat angleze
Barça i ka tejkaluar 13 prej 23 raundeve të saj kualifikuese të Champions-it kundër ekipeve angleze. Edhe pse ajo ka tejkaluar 11 nga 13 raundet e fundit të “nokaut”-it, Barcelona ra në të dyja rastet kundër klubeve angleze: Chelsea (2004-2005) dhe Liverpool (2007-2008). Ja disa fakte më shumë në lidhje me 32 lojrat e saj në stadiumet angleze: 9 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje; prej tyre, 6 ndeshje në “Stamford Bridge”, ku ka regjistruar 1 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.

Kthimi në Champions
Sa për Chelsea, ai përfundoi i dyti në Grupin D, pasi fitoi vetëm një ndeshje në shtëpi, kundër Qarabag. Në të kundërt, barazoi me Romën (3-3) dhe Atlético (1-1). Blutë e Londrës kthehen këtë edicion në Ligën e Kampionëve, pasi mbetën jashtë Europës në sezonin 2016-2017. Ata kanë këtë bilanc, në shtëpi, në lojrat kundër ekipeve spanjolle të La Liga-s: 9 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje në “Stamford Bridge”. Njëri prej humbjeve i është shkaktuar nga Barça (1-2), në Champions (2006-2007)./Telesport.al/