Shifra alarmante të pacientëve kosovarë që kurohen nga droga

Është vendi më i varur në Evropë që importon pothuajse të gjitha produktet jetësore. Por, këtë bilanc negativ pritet ta zbutë një produkt i cili ka filluar të kultivohet me të madhe në Kosovë, marihuana. Kjo ngase krahas specave e domateve, droga po gjen vend në serat e kosovarëve.

Lajme

07/09/2014 10:42

Policia e Kosovës vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi 4,909 bimë narkotike të llojit kanabis sativa anembanë vendit, si dhe ka sekuestruar mbi 600 kilogramë marihuanë.

Kjo situatë ka alarmuar drejtuesit e institucioneve të sigurisë, si dhe vetë qytetarët, të cilët po i raportojnë këto raste.

Ata të cilët tashmë janë të varur nga përdorimi i substancave narkotike janë duke u shëruar në qendrën e vetme në Kosovë që merret me trajtimin e personave të varur nga përdorimi i narkotikëve.

Drejtori i qendrës “Labirint”, Safet Blakaj, në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka treguar për shifrat alarmante të pacientëve të cilët janë duke gjetur kurim në këtë qendër.