SHGSK gati për turneun “Burim Hatipi” dhe çmimin “Ali Shala”

Shoqata e Gazetarëve të Sportit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për ceremoninë ‘Ali Shala’ de turneun ‘Burim Hatipi’.

Sport

15/01/2018 16:04

Njoftimi i SHGSK:

Ftohen të gjithë gazetarët sportivë që të marrin pjesë në ceremoninë “Ali Shala” ku do të ndahen shpërblimet për gazëtarët, xhiruesit dhe fotoreporterët më të mirë sportivë të vitit. Ceremonia mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, nga ora 16:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës. Ju lutemi, gjeni të bashkëngjitur agjendën dhe detajet tjera të dy aktiviteteve, turneut “Burim Hatipi” dhe çmimit “Ali Shala”. Turneu i futbollit të vogël “Burim Hatipi 2017”, do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 10.30 kurse ceremonia “Ali Shala” në orën 16.00 në Hotel “Sirius” në Prishtinë. Këto aktivitete, do të mbahen më 16 janar 2018.

Agjenda:

9.30 – Takimi me mysafirët e ftuar, ekipet pjesëmarrëse

10.00 – Homazhe tek varrezat e dy doajenëve Burim Hatipi e Ali Shala – Dragodan

10.30 – Hapja e turneut “Burim Hatipi 2017”

(Turneu do të zhvillohet me sistem eliminimi, dhe pritet të përfundojë rreth orës 14.30)

15.45 – 16.00 – Pritja e mysafirëve në Hotel “Sirius”

16.00 – 17.00 – Ceremonia “Ali Shala”

(Transmetim i drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës)

17.15 – Darka solemne për të pranishmit

Luteni që të respektoni orarin, për shkak të transmetimit televiziv.