Shfrytëzoni këtë këshillë të çuditshme, që të shmangni rrëzimin në akull (Foto)

Shoqata e Ortopedëve në Gjermani, ka këshilluar njerëzit që të ecin sikur pinguinët nëpër hapësirat me akull, në përpjekje që të shmangin rrëzimin në sipërfaqen e ngrirë.

Fun

06/01/2017 22:58

Në raportin e publikuar, kërkohet që gjatë ecjes të imitohen shpezën e viseve të ftohta, që ngrehin gjoksin përpara, në mënyrë që tërë graviteti të bie në pjesën qendrore të shputës, transmeton Telegrafi.

Nëse ecet në mënyrë normale, pesha e trupit bie varësisht në këmbën që është në tokë dhe në këtë formë mund të humbet balanca, pastaj mund të përfundohet në sipërfaqen e rrëshqitshme.

Ky studim është bërë pasi në vitin 2014, Komuna e Berlinit nuk i pastroi rrugët nga bora, ndërsa nuk hodhi kripë dhe rërë në sipërfaqet e ngrira. Për pasojë, mbi 750 njerëz të lënduar mbushën spitalet, si pasojë e rrëshqitjes në akull. /Telegrafi