Shfrytëzoi të fejuarën si prostitutë, e zbulon vjehrra

Një i ri dhe e fejuara e tij janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit”. 

Lajme

29/11/2017 20:05

Bëhet fjalë për një çift nga Tirana, të cilët u fejuan në një moshë fare të re. Sipas vendimit të Gjykatës, të disponuar nga “Panorama”, shtetasi Albi Sh. 21 vjeç, ka shfrytëzuar për prostitucion të fejuarën e tij, shtetasen S.T., 20 vjeçe.

Rasti është zbuluar fillimisht nga familjarët e vajzës në vitin 2015, teksa kanë parë të afërmen e tyre në gjendje jo të mirë psikologjike.

Kanë qenë nëna dhe motra e vajzës që prostituohej nga i fejuari i saj, që kanë zbuluar SMS-të komprometuese në rrjetet sociale të viktimës. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vendosur të dënojë me 4 vjet e 8 muaj burgim të fejuarin për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe me gjobë vajzën. I riu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, por e ka ankimuar vendimin në Apelin e Tiranës.