Shfletuesi i ri për ata që punojnë me shumë faqe

CEO i kompanisë që ndërtoi shfletuesin Opera, Jon von Tetzchner, lansoi një shlfetues të ri të martën i cili është i dizajnuar posaçërisht për përdoruesit që punojnë me shumë faqe.

Auto & Tek

28/01/2015 14:35

Shfletuesi i emëruar Vivaldi është i dizajnuar për një person i cili tenton që gjatë gjithë kohës t’i përshtatë të gjitha faqet e tij me të cilat punon, në një ekran të vetëm.

Shfletuesi, i cili për momentin është në versionin “parashikues teknik”, ka ende shumë punë për të bërë, sipas ndërtuesve, transmeton Lajmi.net.

Nuk ka ndonjë version mobil të Vivaldi, pasi që shfletuesi ende është në fazat e hershme të ndërtimit.

Shfletuesi ofron një mundësi që i lejon përdoruesit t’i grupojnë të gjitha faqet e hapura në shlfetues në një ekran të vetëm, në vend se të punojë me secilën veç e veç.