Shfaqja “Pendimi” vazhdon rrugëtimin në Festivalin ndërkombëtar të Teatrove “Korifej 2017”

Ekipi i shfaqjes “Pendimi” përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombetar të Teatrove "Korifej" në Kolašin të Malit të zi.

ShowBiz

05/08/2017 12:21

 

Kjo shfaqje është zgjedhur në mesin e 13 shfaqjeve teatrale të tjera në festivalin “International Theater Festival Korifej 2017”.

Në kastën e aktorëve të saj bëjnë pjesë: Enesa Sejdija dhe Kastriot Hetemi, me regji të Marigona Bekteshi – Ferati, kurse producent i saj është Mirsad Ferati.

Ekipi i shfaqjes shoqërohet nga zyrtar të DKRS-së nga Komuna e Obiliqit.

“Pendimi” sivjet do të perfaqësojë Kosovën edhe në festivale të tjera ndërkombëtare në Angli, Belgjikë, Indi dhe Romani. /Lajmi.net/