Shfaqet Samsung Galaxy S6 nga kompania (Video)

Samsung ka lansuar një video paralajmëruese sot për celularin e ardhshëm Galaxy S6, duke u fokusuar kështu në materialin dhe dizajnin e celularit.

Auto & Tek

20/02/2015 17:02

Videoja, e cila ishte postuar në Twitter, nuk ka ndonjë informacion solid rreth specifikave të S6. Në vend të kësaj, në video paraqiten disa imazhe që shfaqin qelqin, metalin dhe ujin, me një zë në prapavijë duke thënë, “Unë jam hartuar nga gjërat e bukura që shoh rreth meje. Ato më japin formën. Unë jam Galaxy i ardhshëm”.

Në fund të videos, ne mund ta shohim anën e celularit, që, befasisht, nuk duket se është i lakuar, transmeton Lajmi.net.

Më herët thuhej se celulari do të ketë një trup të lakueshëm, por duket se jo.

Shikojeni videon: