Shfaqet premiera e filmit “Azemi”

Sot në Kinemanë ABC u shfaq premiera e filmit që rikthen në vëmendje ngjarjet e tmerrshme të luftës në Kosovë.

ShowBiz

27/11/2014 17:42

Ngjarja zhvendoset në vitet 1998-99 atëherë kur të gjithë fëmijë, gra, pleq, vajza e djem ishin të dëbuar nga pronat e tyre nga paramilitarët serbë. Të mbërthyer nga frika e nga dhimbja e kësaj torture të forcave paramilitare, popullit nuk i mbeti gjë tjetër veç ta kap pushkën për ta mbrojtur vendin e vet. “Azemi” një djalë i ri që jetonte dhe vepronte në Gjermani, një natë papritur mori një telefonatë nga Kosova ku i treguan se të gjithë familjen ja kishin vrarë. I tërbuar e i mërzitur deri në pikën e fundit kthehet në vendit e vet, i gjithë ky kthim bëhet të marr hak për familjen e tij. Ky është rrëfimi që sjell filmi “Azemi”, që u shfaq premierë sot në kinemanë ABC në Prishtinë.

Ky film rrëfen se si personazhi kryesor kthehet në vendlindje dhe troket në derën e njërit prej komandantëve të luftës dhe hyn në njësitin e tij që të luftoj ballë për ballë me armikun. Betejë pas beteje të cilat i fitonte po ky personazh Azemi i cilit njëherësh ishte edhe snajperisti më i mirë. Pas shumë betejave një ditë papritur, njëri nga shokët e tij largohet paksa për nevoja të veta pa shikuar mirë se për rreth kishte disa paramilitar të cilët e vëzhgonin. Sapo habitet ai, paramilitarët fillojnë të gjuajnë e aty afër është Azemi i cili e mbron shokun por vet mbetet i vrarë në atë fushë betejë.


Miqtë, kolegët e dashamirët e duartrokitën ekipin e këtij filmi që personazh kryesor e njëherësh edhe regjisor kishte Rrahman Fetahun. Regjisori, Fetahu për KultPlus falënderoi të gjithë ekipin që nuk e kanë kursyer veten për realizimin e filmit. 

 

“Nuk kam qenë vetëm asnjëherë as si aktor e as si regjisor, i kam pas miqtë pas vetës që më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, nuk është vetëm meritë e imja, është e të gjithë pjesëmarrësve në këtë film. Është hera e parë që po realizoj një film të metrazhit të gjatë, përndryshe deri tani unë i kam punuar “Ujqit”, “Tigrat”, etj, por kanë qenë kalibër tjetër e kjo është diçka krejt tjetër”, tha ndër të tjera Fetahu.

Sponsor i vetëm i këtij filmi ishte A-mol Tv. Sipas regjisorit Fetahu filmi nuk është përkrahur nga askush tjetër.
“Siç duket se kemi merituar sipas tyre e ndoshta filmi është i keq”, përfundoi ai.

Në rolet kryesore ishin Rraman Fetahu, Fatos Kryeziu, Avni Hoti, Shpëtim Katrati , Dibran Tahiri, Baki Ejupi, Fadil Mulliqi, etj. 

Filmi “Azemi” është i përkthyer në gjashtë gjuhë të huaja dhe realizatorët pretendojnë ta shfaqin në vende të ndryshme. /KultPlus.com