Shfaqet një infeksion i ri seksual

Një studim i fundit sugjeron se është shfaqur një infeksion i ri seksualisht i transmetueshëm.

Lifestyle

07/12/2015 20:18

Ju njohim me “mikoplazmën gjenitale” ose “MG”. Edhe pse ekspertët thonë se e kanë ditur për ekzistimin e këtij infeksioni qysh në vitet e 80’a, një publikim i ri thotë se infeksioni bakterial, i cili futet në traktet urinare dhe gjenitale, shpërndahet përmes kontaktit seksual.

Për t’i vërtetuar gjetjet e tyre, hulumtues në Universitetin College në Londër ekzaminuan rreth 4,500 meshkuj dhe femra të moshave 18 dhe 44 vjeçare, të cilët ishin seksualisht aktiv, transmeton lajmi.net.

Nga këta pjesëmarrës, 48 femra dhe 24 meshkuj u diagnostikuan me MG. Sidoqoftë, kur hulumtuesit testuan urinën e 200 të rinjve të cilët nuk kishin pasur asnjëherë seks, gjetën se ata nuk ishin të infektuar, që do të thotë se infeksioni shpërndahet përmes aktit seksual.

Cilat janë simptomat?
Ekspertët thonë se të infektuarit nga ky problem, për femrat simptomat janë: irritim, urinim me dhimbje dhe gjakderdhje pas seksit. Kurse për meshkujt, shenjat më të zakonshme janë urinim me dhimbje ose djersitje të penisit. /lajmi.net