Shfaqet një delfin në bregdetin e Shëngjinit (Foto)

Denoncimet e qytetarëve për bregdetin tonë nuk kanë munguar gjatë periudhës së verës në redaksinë tonë.

Fun

01/08/2017 22:29

Këtë herë kanë shkruar për plazhin e Shëngjinit. Djali që na ka shkruar tregon se në breg ka gjetur një delfin.

‘Po ecja gjatë bregut që të shijoja pak plazhin. Shumë pak eca, se anës detit kishte dalë një delfin. E kishte sjellë uji në breg. Më erdhi shumë gjynah se kishte të gërvishtura në trup dhe bishtin e kishte të vrarë”,- ka shkruar djali për JOQ.al.

Edhe pse është e çuditshme që delfinët të gjendet në ujërat tanë akoma më shqetësues janë të gërvishturat në trupin e tij.

Edhe nëse ka qenë ndonjë peshkaqen e dimë të gjithë se ata nuk gërvishtin, por kafshojnë. Kjo nën kupton se pranoi e mjeteve lundruese po shkakton pasoja edhe tek gjallesat ujore, si në rastin e delfinit, i cili ka ngordhur në plazhin e Shëngjinit.

Djali na ka nisur edhe disa foto ku dallohet mjaft qartë gjendja e deflinit. /Lajmi.net/