Shfaqet ish-presidentja Jahjaga, ja sa shumë është dobësuar (Foto)

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është shfaqur në publik pas shumë kohësh, kur i përfundoi mandati.

ShowBiz

23/06/2017 22:00

Ajo ishte e pranishme në revynë e organizuar nga kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila njëherësh përkujdeset për dukjen e saj, në çdo paraqitje publike shkruan lajmi.net.

Pasi ka përfunduar mandatin e saj si presidente, Jahjaga po rri më e distancuar nga mediet, por paraqitja e fundit e saj të bën të kuptosh se ajo ka humbur goxha peshë në këtë periudhë.

Në një imazh të publikuar në rrjete sociale nga Blerina Kllokoqi- Rugova, ish-presidentja, e veshur kuq e zi, shfaqët shumë më e dobët prej herave të tjera. /Lajmi.net/