I ‘shfaqet engjëlli’ para martesës (Foto)

Vetëm disa ditë para se të thotë betimin para të dashurës, ai mori një ‘bekim të fshehur’.

Fun

12/12/2016 02:30

Ndërsa kishte shkuar në Poloni për të festuar natën e beqarisë, Chris Holland në pije e sipër, u rrëzua në tokë me shpinë. Të nesërmen ai ndjeu dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ku kishte marrë një lëndim që duket në formë të engjëllit.

Rënia që ka pësuar 30 vjeçari, ka qenë shumë e rëndë andaj duket se kjo ishte vërtetë një bekim, pasi shpëtoi pa i thyer kockat. “Ishte një fundjavë fantastike me shokët e mi” ka thënë britaniku Holland, duke u ndjerë shumë i lumtur që lëndimi nuk ishte më i madh. Mjekët i kanë thënë dhëndrit të ardhshëm, se deri më datën 24 maj kur do të shkoj deri altarit, do t’i pushojnë dhimbjet e shpinës.

i-shfaqet-engjelli-para-marteses-foto-2