Shfaqet dokumentari në nder të Amy Winehouse

Amy Winehouse ishte ylli i papritur i ndejës së para-Grammyit. Në nder të saj është shfaqur dokumentari për arritjet dhe thyerjen e rekordit për marrjen e çmimeve Grammy.

ShowBiz

09/02/2015 14:09

Kompania incizuese e filmit e ka paraqitur trailerin e plotë të filmit “Amy”, i cili pritet të shfaqet në kinema dikur gjatë verës.

Ndërkohë “Para dy vitesh, ne kemi vendosur që të bëjmë një film për jetën dhe karrierën e saj”, ka thënë David Joseph, kreu i kompanisë Universal.

“Filmi është shumë i komplikuar dhe i ndjeshëm. Trajton shumë gjëra rreth familjes dhe medieve, famës, varësisë, por më e rëndësishmja është se ky film trajton atë se për çfarë ishte ajo, e cila është një person i mahnitshëm dhe një gjeni e vërtetë e muzikës”, ka shtuar ai. Transmeton albeu.com

 Këngëtarja e hitit “Rehab” ishte vetëm 27 vjeçe kur është gjetur e vdekur në banesën e saj me dy shishe të zbrazëta të vodkës pranë saj. Lajmi.net