Shfaqen probleme në Galaxy Note 8

Një numër i madh përdoruesish në forumet zyrtare të Samsung ankohen se njësitë e tyre po ngrijnë në përdorime të ndryshme.

Auto & Tek

02/11/2017 16:27

Rastet më të shpeshta që përdoruesit raportojnë janë ngrirja gjatë qasjes në aplikacionin e kontakteve – të drejtpërdrejtë ose të tërthortë (si gjatë marrjes së një thirrjeje).

Sapo pajisja prej $ 1,000 ngrihet, nuk reagon deri në atë nivel që ju duhet të bëni një rinisje të detyrueshme.

Problemi nuk duket të jetë i kufizuar në një rajon/vend të caktuar, pasi përdoruesit nga SHBA dhe Evropa po përballen me të. Samsung ende duhet të ofrojë një deklaratë zyrtare për këtë çështje./Sovrani/